Categories
Lajme

Fronti Egjiptian i Shpëtimit mbështetë kandidaturën e Sisit për president të Egjiptit

Lëvizja e Muhamed El Baradei, Fronti Egjiptian i Shpëtimit mbështetë kandidaturën e mundshme të kreut të ushtrisë si president, njoftoi Sekretari i grupit Ahmed Said.
Ai tha gjithashtu se bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale para zgjedhjeve parlamentare, një lëvizje që derivon nga udhërrëfyesi i shpallur në prag të grushtit të shtetit ushtarak kundër presidentit Muhamed Mursi.
Këto vërejtje erdhën pas një takimi të udhëheqësve të Frontit të Shpëtimit.
Lëvizja i bëri thirrje Gjeneralit Abdul-Fatah Al-Sisi për të kandiduar si president, dhe shprehu përkrahjen ndaj tij. Ushtria rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur me vota, duke përmbysur demokracinë e Egjiptit që kishte filluar vetëm një vit më parë. Për të arritur shpërndarjen e protestave, ushtria kreu masakra mbi protestuesit në dy sheshet kryesore – Rabaa El Adevija dhe Nahda. Mbi 3000 persona janë vrarë që nga 3 korriku, ndërsa 10.000 persona janë plagosur. Ushtria dhe policia kanë nisur ofensivë të ashpër ndaj Vëllazërisë Myslimane, duke arrestuar krerët e lëvizjes më të madhe islame në botë, dhe duke ngrirë fundet e tyre. /mesazhi/

Exit mobile version