Në ambientet e Forumit Rinor Islam – Dega Shkup u mbajt ligjërata me temë “Simbol i durimit – Ejubi a.s.”, e ligjëruar nga hoxhë mr. Hasan Baftijari.
Gjatë ligjëratës, ligjëruesi solli një prezantim të qartë dhe përmbajtjesor mbi sprovat e pejgamberit Ejub a.s., duke e paraqitur atë si shembullin më të lartë të durimit, besimit dhe qëndrueshmërisë ndaj vështirësive. Ai theksoi rëndësinë që ka ushtrimi i durimit në jetën e përditshme, duke e lidhur atë me sfidat e të rinjve sot.
Të pranishmit patën mundësinë të përfitojnë nga mesazhet motivuese dhe reflektuese të ligjëratës, e cila u shoqërua edhe me një bashkëbisedim të hapur në fund.
Forumi Rinor Islam – Dega Shkup vazhdon me organizimin e aktiviteteve edukative dhe shpirtërore që synojnë forcimin e vlerave morale dhe fetare te të rinjtë.
Shkup, 5 dhjetor 2025







