Departamenti i edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup
realizoi ligjëratën e rradhës mujore për vajza e gra.

Si ligjëratë e rradhës e cila u trajtua nga teologeja e mirënjohur
Esma Sherifi Kurti ishte “Frytet e organizimit të jetës”.

Fillimisht u lexuan disa ajete nga Kurani Famëlartë,
e më pas vijoi ligjërata e lartëpërmendur.

Teologeja shtjelloi temën duke përcaktuar se si Islami na inkurajon
të jemi të rregullt, të organizuar dhe të përpiqemi për përsosmëri në
të gjitha gjërat, me përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqenies së shoqërisë.

Prandaj, organizimi në Islam është gati të kërkojë kënaqësinë e Allahut
duke menaxhuarmarrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet pasuesve përmes
elementit të autoritetit, përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë.

Ligjërata mbaroi me këshilla të arta nga teologeja dhe në pjesën
e fundit, të pranishmet kishin mundësi të parashtronin pyetje
.

 

 22 janar, 2024