Categories
Të tjera

Fshati pa rrugë (Foto)

E ëndërroni një jetë të thjeshtë? Këtë mund ta gjeni në Holandë, në një fshat pa rrugë. I quajtur ‘Venediku i Holandës’, fshati Giethorn s’ka rrugë, pasi udhëtimin duhet ta bëni vetëm me varkë.

Për dikë që ëndërron jetë të thjeshtë, ndoshta duhet ta konsiderojë mundësinë e lëvizjes drejt Giethorn, në Holandë. Një fshat i vjetër pa rrugë, dhe e vetmja lidhje në të është përmes ujit, përmes disa kanaleve të bukura apo në këmbë përmes urave të saj të drurit.
Vendësit përdorin varka për t’u sill rreth e përqark, ndërsa veturat duhet të mbesin jashtë fshatit. I vendosur në provincën e Overijssel, janë 4 milje të kanaleve dhe shtëpi të fermerëve, që të kthejnë në Shekullin XVIII.
Për këtë, nuk është e befasishme që Giethoorn është një atraksion për turistë dhe e ka marrë emrin si ‘Venediku i Holandës’. Udhëtimi me vela dhe turi me guidë i këtij kanali, janë disa nga mënyrat se si t’i zbuloni bukuritë e këtij vendi.
Fshati ishte formuar nga një grup i të arratisurve nga rajoni i Mesdheut, rreth vitit 1230 para Krishtit. Ai u bë i njohur në vitin 1958, kur u shfaq në filmin ‘Fanfare’, të cilin e kishte bërë regjisori holandez Bert Haanstra./lajmi/

Exit mobile version