Pas pikselizimit të banknotave, Norvegjia me një dizajn minimalistik arriti ti ripërtërijë pasaportat në të cilat ka funksion mahnitës.
Kur pasaporta vendoset nën dritën ultravjollcë, dizajni ndërrohet në peizazh të natës, duke zbuluar gjurmë nga drita polare spektakolare.
Dizajni fitues nga “Neue Design Studio” është zgjedhur nga juria në garën për dizajn, qëllimi i së cilës ishte të përsosen karakteristikat e sigurisë së pasaportës.
jkn
Kopertinat e reja të pasaportës kanë pamje elegante minimalistike. Ridizajnimi përfshin rregullimin e pasaportës së rëndomtë të kuqe, e kaltër për diplomatët dhe i kuq ose ngjyrë hiri për imigrantët.
“Natyra gjithmonë ka qenë pjesa kryesore e identitetit dhe traditës norvegjeze”, shkruajnë dizajnerët në deklaratën e tyre. Juria e quajti dizajnin fitues: “zgjidhja më subtile dhe stilistike për këtë garë…motive estetike të peizazhit me pamje karakteristike. Juria e vlerëson thjeshtësinë e tij.” /Fakultetet.al/
bnhjuik