Edhe këtë javë “Mozaiku Rinor” ka vazhduar në disa qytete.

 

Dega e Kumanovës pati mundësinë të trajtojë temën “Rëndësia e Vullnetarizmit” me ligjëruese Kujtesa Xheladini.

 

Në qytetin e Kërçovës tema e radhës ishte “Eko-jeta” dhe në cilësinë e trajnueses ishte mr. Merita Nuredini.

 

Në Tetovë u organizua një aktivitet sportiv (Volejboll) në sallën e shkollës së mesme medicinale të po këtij qyteti.

 

Në qytetin e Prilepit u ligjërua tema “Reagimi në emergjenca”. Për sa i përket qytetit të Shkupit u trajtuan projekti “Incept” me ligjërues Abdulhamid Mustafa me temën “Kodi etik (morali)” dhe projekti “Eureka” me temën “Jeta me rrjete” trajtuar nga Ebrar Sherifi.

 

3 Dhjetor 2022