Qeveria e Dubait ka prezantuar mënyrën shumë interesante për të luftuar obezitetin
Me nisjen e fushatës „pesha jote në ar”. Për çdo kilogram të hummbur të peshës trupore, secili qytetarë do të shpërblehet me një gram ari, bënë të ditur gazetat lokale të mërkurën.
Kjo fushatë ka nisur në fillim të muajit të Ramazanit, i cili përfundon në mes të gushtit. Shpërblimi do t’ju jepet të gjithë atyre të cilët deri më 16 gusht do të humbnin të paktën dy kilogramë.
Gjatë muajit të agjërimit besimtarët musliman heqin dorë nga ushqimi, pija e duhanin, nga agimi deri në perëndim të diellit. Megjithatë, shumë prej tyre pas ezanit, i cili shënon fundin e agjërimit ‘ngopen’, pavarësisht të gjitha paralajmërimeve se ajo është e keqe për shëndetin.
Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë program do të regjistrohen dhe do t’ju lejohet të përdorin peshore në parqet publike, ata gjithshtu do të marrin një udhëzues për të ushqyerit dhe nuk do t’ju lejohet të përdorin asnjë metodë jo të shëndetshme për humbje të peshës.
Tre pjesëmarrës që do të tërhiqen në lojën shpërblyese në fund të fushatës do të fitojnë një monedhë ari me vlerë afërsisht 20.000 dirhemë (5.500$).
Shumë vende të Gjirit janë duke u përpjekur për të zvogëluar numrin e njerëzve të dhjamosur./igj/