Aktiviteti i rradhës në kuadër të fushatës në fjalë ishte tribuna e realizuar në qytetin e Kumanovës, më 25 janar 2014, ditë e shtunë.
Gjatë tribunës ligjëruan Mevlude Ibrahimi Avdiu dhe Shefije Mamuti Nuhiju, të cilat treguan për gjendjen në Siri, mjerimin të cilin po e përjetojnë fëmijët sirianë, si dhe për vlerën e bamirësisë.
Tribuna u pasurua edhe me programin artistik i cili përfshiu monolog, ilahi nga korri “Liburna” dhe një video prezantim.
Tribuna u organizua nga Sektori i Femrës pranë FRI-së, Kumanovë në bashkëpunim me Sh.E Vllaznia, të cilat janë edhe pjesë të trupit koordinativ të kësaj fushate.

DSCN2008
“Së bashku për fëmijët e Sirisë”