Në mbrëmjen e ditës së premte më 17.01.2014, Sektori i Femrës Dega Tetovë realizoi tribunë në Pallatin e Kulturës në Tetovë në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhammedin a.s.”
Tribuna filloi me leximin e Kuranit famëlartë nga Ajla Xhemaili, pastaj fjalën përshëndetëse e kishte përgjegjësja e Sektorit të Femrës Dega Tetovë znj. Ganimet Shasivari ku përshëndeti të pranishmit, tregoi për aktivitetete e sektorit që do të realizohen në vazhdimësi të kësaj kampanje siç janë shpërndarja e ëmbëlsirave në qytet, programi artistik e kështu me radhë.
Sektori i Femrës organizoi tribunë për përkujtimin e ditëlindjes së Muhammedit a.s. me temë “Dashuria dhe pasimi i Muhammedit a.s.” të ligjëruar nga Teolog’ja Sumeja Peza.Temën e shtjelloi në disa sfera të jetës së Pejgamberit a.s edhe atë si tregonte dashuri, butësi dhe moral të lartë në familje, ndaj shokëve të tij, ndaj fqiut e kështu me radhë. Mesazhi i teologes ishte që në çdo hap tonin të pasojmë nga veprat e Muhammedit a.s.
Këtë tribunë e begatoi edhe këndimi i Ilahijeve nga Ajla Xhemaili.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
admin
11 years ago
previous article
Erdogan: Fëmiun tim nuk do e njohja po të përfshihej në korrupsion
next article
Ekspozita "Me art ne flasim" në Kumanovë
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago