Categories
Lajme

Fushatë kundër islamofobisë në Londër

Në hijen e shtimit te fushatave raciste dhe islamofobe, organizata “Bashkohuni kundër fashizmit” ka organizuar një konferencë në qendrën islame në Londër, ku merrnin pjesë personalitete fetare islame, të krishtera, hebraike dhe një numër politikanësh dhe përfaqësuesish të unioneve ndërkombëtare etj…
Pjesëmarrësit folën rreth fenomenit të rritjes së agresivitetit ndaj islamit dhe myslimanëve dhe kërkuan që fushatat kundër racizmit dhe islamofobisë të zgjerohen.
Në Londër është themeluar dhe një lob i ri që mban emrin “Aleanca Mjaft” dhe që përmban organizata islame dhe jo islame, synimi i të cilave është përballja me ekstremizmin e djathtë dhe islamofobinë. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version