Paralelisht me fillimin e kampionatit botëror të futbollit në Brazil, ka filluar dhe fushata “Njih Islamin” e cila organizohet nga këshilli i lartë i imamëve dhe çështjeve islame në Brazil.
Këshilli në fjalë ka ngritur çadra ku aktivistë të ndryshëm shpërndajnë libra dhe fletushka për të gjithë tifozët e ardhur nga të katër anët e botës, me qëllim që ti prezantojnë me parimet e përgjithshme të islamit.
Mbi tre milionë broshura janë shpërndarë, si dhe harta të ndryshme për ti prezantuar tifozët me qendrat dhe xhamitë në vend.
Gjatë ditëve të para të kampionatit, organizatorët e fushatës kanë deklaruar se katër persona janë konvertuar në myslimanë. /ardhmeriaonline/
Categories