Kosova synon të jetë në Euro 2016. Shteti më i ri i botës ka synime ambicioze, ndonëse ende duhet të marrë lejen për të luajtur miqësore. Pikërisht përballja e parë jozyrtare pritet të jetë në mars të këtij viti, në Prishtinë, me shumë gjasa ndaj Kroacisë.
FIFA e firmos lejen në 10 janar, pas kompromisit me Federatën Serbe, që Kosova të luajë pa simbolet e saj shtetërore. “E sigurt është që do të luajmë në Prishtinë, – thotë për median kroate Artan Govori, shefi i Federatës së Kosovës për marrëdhëniet ndërkombëtare, – veçse nuk e kemi të sigurt nëse do të kemi përballë Kroacinë apo ndonjë ekip tjetër”. Për Govorin “është reale të thuhet se Kosova do të jetë në eleminatoret e Europianit 2016”. Kroatët e kanë pohuar vitin e kaluar se do të luajnë me Kosovën.
Vitin e kaluar një gjë të tillë e konfirmoi presidenti i Federatës, Davor Shuker. “Presim vetëm lejen nga FIFA dhe jemi gati të shkojmë në Prishtinë”, – tha ai për median boshnjake, “Dnevni Avaz”.
Këtë e përforcoi edhe Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Së fundi, FIFA i hapi dritën jeshile Gjibraltarit që ky të zhvillojë miqësore, ndonëse Spanja ishte kundër. Një gjë e tillë pritet të bëhet edhe për Kosovën, ndërsa shpresohet hyrja sa më e shpejtë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /abcnews/
admin
11 years ago
previous article
Përballja më interesante: Dy futbollistë kundër 55 fëmijëve (Video)
next article
45 ish-ushtarë të UÇK’së kanë kryer vetëvrasje
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago