Categories
Lajme FRI

Futbollistët e Bosnjës dje falën xhumanë

Pavarësisht obligimeve të rëndësishme në Kampionatin botëror, futbollistët e Bosnjës e Hercegovinës e falën xhumanë në një xhami në Cuiaba, para duelit me Nigerinë.
Shumica e skuadrës së selektorit Safet Sushiç janë myslimanë dhe ata nuk i kanë lënë anash obligimet e tyre, pavarësisht angazhimeve të rëndësishme në Kampionatin botëror.
Ata kanë vizituar një xhami për namazin e xhumasë. Kjo ndodhi para ballafaqimit të rëndësishëm me Nigerinë që zhvillohet sonte në mesnatë, ku ata duhet të shënojnë fitore nëse dëshirojnë të mbajnë shpresat gjallë për kualifikimm të mëtutjeshëm.
Në duelin e parë, Bosnja e Hercegovina humbi nga Argjentina me rezultat 2:1, por la përshtypje të mrekullueshme me lojën e treguar.

Exit mobile version