Kampionët e afrikës  në futboll skuadra e El-Ehli,  ka befasuar mediat afrikane të cilat ishin prezent në stadiumin “Orlando” në Afrikën e Jugut. Këta para ndeshjes së djeshme në fushën e futbollit falën namazin e drekës.
“Unë me të vërtetë pëlqej shpirtin e pastër të cilin e posedojnë këta njerëz”, ka thënë Patrik Seveuru, kameraman i një televizioni lokal, i cili kishte regjistruar lutjen e futbollistëvetë El-Ehli. Kampioni i shtatë fisht  egjiptian “El –Ehli, të dielën në kuadërtë garvenë grupe të Ligës së kampionëve të Afrikës (CAF League), u përball me skuadrën e Orlando Pirates në Soveto. Për momentin skuadra nga Kairo, me 10 pikë,  është duke kryesuar Grupin A dhe ka 3 pikë më shum se skuadra nga Afrika e Jugut.
“Si musliman e kemi të patjetërsueshme që të kryejmë lutjet fetare në kohën e caktuar. Pa marë parasysh se ku jemi në terren, aeroplan apo autobus”, ka thënë  për agjensinë Anadolu,  menaxheri i skuadrës së El – Ehli, Gamal Gabr.