Në mondialin e këtij viti, 17 ditë me ndeshje do të zhvillohen në ditët e muajit Ramazan. Përveç skuadrës së Algjerisë, lojtarët e të cilës janë të gjithë myslimanë, ka edhe emra tepër të shquar nga skuadra të vendeve të ndryshme të cilët kanë përqafuar islamin dhe që besojnë se do e mbajnë ramazanin edhe në ditët e ndeshjeve.
Lojtarët myslimanë që mbajnë ramazan janë në kombëtare nga më të ndryshmet, si ajo e Bosnjës, Francës, Bregut të Fildishtë, Anglisë, Belgjikës etj…
Mbrojtësi i kombëtares së Bregut të Fildishtë, Toreh, thotë se agjërimi do të jetë paksa i vështirë pesë ditët e para të Ramazanit, por që më pas kthehet diçka normale, sepse trupi ambientohet. Agjërimi është një proces i cili pastron trupin e njeriut, gjë e cila të mundëson të dalësh më i fortë pas Ramazanit. Ndikimi që ka agjërimi në fuqinë fizike është diçka që të lë pa fjalë. /ardhmeriaonline/
Categories