Një futbollist nga Senegali, që luan në Premier Leaguen e Anglisë, ka financuar ndërtimin e një xhamie në qytetin e prindërve të tij në Senegal.
Demba Ba, një futbollist profesionist i cili luan si sulmues në Premier League në Angli, për ekipin e Chelsea-t dhe kombëtaren e Senegalit, ka siguruar paratë për ndërtimin e Xhamisë Nasrallah në qytetin Dundu, Senegal, raporton website sen24heures.
Mediat senegaleze kanë raportuar kontributin e tij përpara inaugurimit të xhamisë e cila do të hapet në javët e ardhshme.
Demba Ba është një besimtar musliman i cili për çdo gol bie në sexhde, falënderon Allahun, me ballë në tokë. Ai është rritur, edukuar në një familje fetare.
“Për mua, më e rëndësishme është që jam mysliman, se sa që jam një futbollist. Muslimani i mirë është një njeri i mirë, kështu që unë përpiqem të jem një njeri i mirë , ” tha ai në një intervistë me gazetën Indipedent.
Atdheu i tij, Senegali, është një vend në Afrikën Perëndimore, ku Islami është feja mbizotëruese. Gati 90 për qind e popullsisë së vendit vlerësohet se janë mysliman.
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI
EDITOR
11 years ago
previous article
Zhgënjimi dhe dështimi i rradhës!
next article
Çfarë ardhmërie me borxhe na pret?
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago