UNIONI BOTËROR I DIJETARËVE MUSLIMANË
GADISHULLI KRIME NË UKRAINË, PSE NDESHEN PALËT? KU JANË MUSLIMANËT?
Çka din për Krimenë në Ukrainë?
Krime është gadishull në përbërje të Ukrainës, dhe në gjuhën tatare ky emër ka kuptimin „Kala“ Tatarët kanë qenë fise turke të cilat kanë qëndruar në këto teritore disa shekuj me radhë. Krimeja ka qenë nën pushtetin e Kalifatit Osmanli, dhe në këtë gadishull Islami depërtoi dhe u përhap shpejtë që në fillim të shekullit XVI, ashtu që Krimeja u shndërrua në Vilajet islam në përbërje të shtetit osman me kryeqytet „Bahsh Saraj“. Muslimanët e administruan këtë vend disa shekuj, derisa erdhën komunistët rusë dhe bënë krime mbi popullatën.
Krime ka një pozitë të rëndësishme strategjike, dhe posedon resurse natyrore (naftë, gas, thëngjill, minerale, etj.). Poashtu, Krime ka edhe pasuri bujqësore, si dhe vendet më të përshtatshmeme klimë për shëndetin e njeriut.
Moska u paguante tatim (xhizje) muslimanëve të cilët administronin me Gadishullin e Krimesë, dhe kjo vazhdoi shekuj me radhë derisa Kalifati Islam (Osmanlinjtë) u dobësuan në çerekun e fundit të shekullit XVIII. Pas kësaj kohe, rusët arritën ta pushtojnë Gadishullin e Krimesë, dhe pas kësaj, nuk ka nevojë të bisedohet për krimet dhe shkatërrimet që kanë bërë.
Rusët, me të nënshtruar Gadishullin e Krimesë, ushtruan dhunë dhe bënë masakra të papara kundër muslimanëve. Për një vit, ata masakruan 350 mijë musliman, ndërkaq mbi nji miljon muslimanë, e braktisën Krimenë. Me këtë rast, u plaçkitën edhe pronat e muslimanëve, dhe nji numër i madh i xhamive, u tjetërsuan.
Në fillim të shekullit XX, shumë muslimanë u kthyen në këtë vend dhe u munduan që ta rikthejnë fuqinë që e kishin më parë, si dhe shpallën formimin e një qeverie të tyre. Mirëpo, komunistët i luftuan me çdo gjë që kishin.
Stalini deshi që të ngrit një komunitet çifut në Krime, në vitin 1928, por, ai u ballafaqua me rezistencën e muslimanëve në udhëheqje të imamëve të xhamive dhe intelektualëve tjerë, dhe ai iu hakmorr atyre duke ekzekutuar 3500 veprimtarë muslimanë.
Numri i muslimanëve Tatarë pësoi rënie në Gadishullin e Krimesë. Kështu, nga disa miljon muslimanë Tatarë që numëroheshin në vitin 1883, kjo shifër zbriti në 850 mijë në vitin 1941.
Në luftën e dytë botërore, Stalini i akuzoi muslimanët e Krimesë se janë në anën e gjermanëve, edhe pse ai morri shumë bijë të muslimanëve në ushtrinë ruse me dhunë.
Pas luftës së dytë botërore, shumë muslimanë të Krimesë u ekzekutuan, qindra mijëra tjerë u dëbuan me dhunë, dhe me këtë, muslimanë në Krime ngelën pakicë. Sot, numri i banorëve të Krimesë sillet diku afër 2.5 miljon, ndërkaq numri i muslimanëve është prej 400 deri në 500 mijë, si rezultat i dëbimit dhe vrasjeve që iu bënë. Muslimanët e Krimesë sot përbëjnë një pakicë të varfër dhe të dobët.
Sot, për krimenë përplasen rusët dhe amerikanët, për shkak të rëndësisë gjeostrategjike dhe ekonomike.
Shumë xhami janë rrënuar, e shumë xhami u shndrruan në objekte për shërbime tjera, ndërkaq muslimanët sot i rikthejnë në jetë përsëri.
Muslimanët e Krimesë nuk janë larg ngjarjeve në botën islame, në veçanti kur është në pyetje çështja e Shamit (Sirisë). Ata e kanë ndihmuar popullatën muslimane të Sirisë aq sa kanë mundur.
PREJ ARABISHTES: BASHKIM ALIU
Burimi: UNIONI BOTËROR I DIJETARËVE MUSLIMANË