Shejh Rashid Gannushi, kreu i lëvizjes Nahda në Tunizi, është shprehur se rreziku më i madh që kërcënon sot botën islame, është ekstremizmi dhe fanatizmi, duke shtuar se islami është fe e dialogut dhe jo e ekstremizmit.
Për agjencinë turke të lajmeve, Xhihan, Gannushi e etiketoi ekstremizmin si një projekt që synon luftën civile dhe përçarjen e myslimanëve. Ai tha se islami i kohëve moderne është i kërcënuar nga ekstremizmi dhe fanatizmi, duke shtuar se prej ekstremistëve nuk pritet asnjë e mirë dhe se ata janë barrë e rëndë mbi supet e popujve myslimanë.
Gannushi bëri thirrje për tu përballur me të gjitha format e ekstremizmit, me të gjitha format dhe mjetet, duke i shpallur luftë pa kompromis. Injoranca e tyre, i shtyn që ti konsiderojnë njerëzit si jobesimtarë dhe për rrjedhojë të lejojnë vrasjen e tyre, në emër të xhihadit, i cili nuk ka asgjë të përbashkët me aktet makabre të tyre. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
previous article
Pranvera, poleni dhe alergjitë, mjekët rekomandojnë…
next article
Kosova alarmohet nga kanceri
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
1 year ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
1 year ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago