Forumi Rinor Islam organizoi fillimisht një garë të lëmisë së matematikës në hapësirat e Universitetit Shtetërorë të Tetovës të disperzuar në Shkup, ku mundësi garimi kishin nxënësit më të dalluar të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit. Të angzhuar për këtë organizim ishin edhe profesorët e lëndës së matematikës si prof. Bashkim Jashari, prof. DautAxhami dhe prof. Zenafer Bajmak.
Gjatë kontrollimeve të testimit u realizua një tribunë e hapur shkencore po në amfiteatrin e USHT-së Shkup, ku mysafirë nderi ishte studenti më i spikatur i Universitetit të Prishtinës në lëminë e matematikës, zotëri Valmir Krasniqi ku bëri thirrje të hulumtohet sa më shumë në shkencat ekzakte duke u interesuar gjithmonë më shumë për ata. Paraprakisht tribuna u hap me një fjalim përshëndetës nga ana e kryetarit të Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, zotëri Hasan Baftijari. Njëherit iu mundësua edhe të pranishmëve të zhvillojnë një interaktivitet dhe të shprehin mendimet e njëri tjetrit.
Në fund të tribunës u shpallën edhe rezultatet e testit garues, ku u shpërblyen garuesit më të suksesshëm të matematikës.
Çmimi i tretë u nda në mes: Azam Sulejmani, Ajnur Bekiri, Alma Aqifi dhe Samir Emini.
Çmimi i dytë u nda në mes: Arnen Telqiu, Faton Jetishi, Berat Asani si dhe Fatlum Beluli.
Çmimi i vendit të parë u nda në mes: Muhamed Iseni, Nulifere Jusufi, Gjilten Jakupi si dhe Amire Murtezani.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
EDITOR
12 years ago
previous article
Piknik një ditor në Kodrën e Diellit – Sektori i Femrës Dega Tetovë
next article
Kalaja e gurit me vlerën e një guraleci
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago