Categories
Lajme

Garat ndërkombëtare të Kur’anit në haremin e Mekës

Nga 21 deri më 28 Muharrem 1435 H (nëntor 2013), janë mbajtur garat e 32-ta kur’anore në Mesxhidul–Haram të Mekës

Garat ndërkombëtare, Mbreti Abdulaziz në hifz të Kur’anit dhe interpretimin e tij, janë organizuar nën patronazhin e “Kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbretit Abdullah ibn Abdulaziz”.

Hapjen e garave e bënë kryetari i shquar i dy haremeve, imami dhe hatibi i Haremit në Mekë, Shejh Abdurrahman es Sudejsi dhe komisioneri kryesor i garave dr.Mensur Semih.

Në gara morën pjesë shumë lexues të mëdhenj nga e gjithë bota dhe profesorë e studentë që studiojnë në Institutin e xhamisë së shenjtë në Mekë.

Vendi i parë në kategorinë e tërë Kur’anit dhe tefsirit i ka takuar përfaqësuesit të Nigerisë. Pas tij janë renditur përfaqësuesit e Saudisë, Libanit, Egjiptit dhe Sudanit.
Nuk ka dyshim se mësimi i Kur’anit të Shenjtë është një nga veprat më të mira, prandaj njeriu duhet ta shfrytëzoj kohën e tij, e cila njëkohësisht është edhe mirësi, të mësoj dhe të studioj Librin e Allahut, për t’u njoftuar me mesazhet e Zotit dhe t’i zbatoj ato në praktikë.

Exit mobile version