Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” ka përfunduar së hartuari Strategjinë Kombëtare për Shtimin Natyror. Dokumenti do t’i dorëzohet deri në fund të javës Qeverisë, e cila duhet ta shqyrtojë dhe të vendosë më pas nëse do ta shndërrojë në masa institucionale.
Dokumenti është hartuar nga gjithsej 8 ekspertë dhe profesorë, të cilët kanë punuar për 4 muaj pareshtur. Ata kanë propozuar një mori masash dhe rekomandimesh për zgjidhjen e problemit të shtimit natyror, i cili është në rënie serioze.
Strategjia bazohet në tre elementë: numri, shtimi dhe shpërndarja e popullsisë, lëvizjet natyrore dhe mekanike, si dhe familja, numri dhe amvisëritë.
Rektori Velimir Stojkovski ka thënë se hëpërhë nuk mund të zbulohen më shumë detaje, dhe se fjala e fundit, nëse kjo Strategji do të kalojë në vepër, do të jetë e Qeverisë. Një pjesë e Strategjisë thuhet se ka të bëjë edhe me migrimin fshat-qytet. Analistët patën reaguar për shkak të mosërfshirjes së ekspertëve shqiptarë në përpilimin e kësaj strategjie. /lajm/
Categories