Gazeta spanjolle ABC, në një raport të sajin ka deklaruar se emri i profetit islam, Muhamed, është emri më i përhapur në botë, ku mbi 150 milionë njerëz e mbajnë këtë emër.
Gazeta përmend shtetet në të cilat emri Muhamed a.s është i përhapur gjerësisht, si Pakistani, Bangladeshi, Turqia, Bosnja, Irani etj…
Sipas gazetës, emri Muhamed është më popullori tek foshnjat e reja në disa provinca të Francës. Ai është emri i gjashtë më popullor në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Spanjë. /ardhmeriaonline/
Categories