Një ish-gazetar i së përditshmes britanike Daily Star tha se ka marrë kërcënime dhe i është përgjuar telefoni, pasi ai protestoi ndaj propagandës anti – muslimane në këtë gazetë.
Richard Peppiatt tha para Komisionit për Etikë “Leveson Inquiry” se ai ka marrë telefonata, mesazhe dhe emaile kërcënuese, pasi ai ka publikuar letrën e tij të dorëheqjes.
Peppiatt, i cili ka punuar si gazetar me orar të plotë për Daily Star, pohoi se gazeta ku punonte kishte pasur një politikë editoriale e cila kishte për synim propagandën kundër myslimanëve, dhe paraqitjen e tyre në mënyrën më të ulët të mundshme. Ai tha se ishte lodhur nga kjo propagandë, dhe se vendosi të japë dorëheqje në mënyrë që të merret me gazetari, e jo me propagandë.
Pepiatt gjithashtu tregoi për një sajim që i është dashur ta bëjë në lidhje me një komplot jo-ekzistent, ku thuhej se gjoja disa ekstremistë të etiketuar si mysliman po përgatisnin sulm me bombë në një aeroport.
Ai rrëfeu se si telefonoi policinë për të kërkuar konfirmimin e këtyre thashethemeve, por ata thanë se as që kanë dëgjuar për një kërcënim të tillë. /mesazhi/
Categories