Tiranë- Pas hartimit të programit të qeverisë për të futur futbollin në shkolla, pritet që pjesë e arsimit të bëhet edhe shahu.
Deklarata u bë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila zhvilloi mëngjesin e sotëm një vizitë në shkollën “Pjetër Budi” ku edhe deklaroi se shahu do të jetë pjesë e kurrikulave mësimore dhe fillimisht do të provohet në 10 shkolla.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Ish- kampioni Rus i shahut Geri Kasparov, që ka përshëndetur nismën e Ministrisë së Arsimit. Vlerësime dha edhe ministrja e Inovacionit, Milena Harito.
Kasparov ka qenë kampion bote në shah nga 1985 deri më 1991, e më pas dhe në vitin 2000 me flamurin e Rusisë, ndërsa është i njohur për duelet me Anatoli Karpov.