Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, në vazhdën e aktiviteteve të saj, me datën 30 korrik të vitit 2014, në shtëpinë e kulturës në Kumanovë,  realizoi edhe aktivitetin prezantues të QSA-së karshi mërgimtarëve tanë, aktivitet ky i titulluar si ‘ Get together’.
Kjo është hera e parë e prezantimit të QSA-së në Kumanovë në këtë formë, prezantim ky i cili i lidh dy sfera, atë të paraqitjes së aktiviteteve dhe si të falënderimit të mbështetjes. Për QSA-në në Kumanovë kjo ditë ishte ditë e falënderimeve karshi donatorëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme që japin ato në realizimin e aktiviteteve.
Përfaqësuesi i QSA-së në Kumanovë, Hamdi Nuhiju, prezantoi agjendën e kësaj mbrëmje, duke u uruar fillimisht Bajramin të gjithë të pranishmëve dhe bisedoi veç e veç për secilin aktivitet të realizuar deri më tani nga kjo qendër.
Sekretari gjeneral i QSA-së, Shqiprim Arifi, prezantoi filozofinë e punës së QSA-së në tërësi, përmendi rrjetëzimin, format dhe mënyrat e funksionimit të këtij rrjetëzimi.
Pas këtyre dy fjalimeve, pasuan disa mirënjohje për donatorët, dhe më pastaj u hap një diskutim rreth punës së deritanishme të QSA-së si dhe u paraqitën ide e synime edhe për të ardhmen.
Mbrëmja përfundoi me koktejin e Bajramit.