Një ditë para festës së Kurban Bajramit, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë realizoi shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “Rinia” – objekti Teteks 1, me qëllim që në prag të festës të sjellim buzëqeshje, gëzim dhe atmosferë festive tek më të vegjlit.
Ky aktivitet u zhvillua në një frymë ngrohtësie dhe kujdesi ndaj fëmijëve, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit, dashurisë dhe vlerave humane që bart kjo festë.
Falënderojmë stafin e kopshtit për mikpritjen dhe bashkëpunimin, duke uruar që Kurban Bajrami të sjellë paqe, begati dhe mirësi për të gjithë.
Tetovë, 26 Maj 2026












