Forumi Rinor Islam uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Fitrit. Kjo festë, shënon fundin e agjërimit njëmujor, me të cilin besimtarët nderojnë para së gjithash veten dhe besimin e tyre.
Koha e agjërimit, në muajin e mëshirës, muajin e shtrirjes së dorës për njëri – tjetrin, muajin e pastërtive shpirtërore, muajin e faljes, sakrificës e solidarizimit, kërkon disiplinë, këmbëngulje dhe përkushtim. Me këtë rast, përgëzojmë gjithë besimtarët të cilët u përkushtuan gjatë kësaj periudhe në pasurimin e vetes me shpërblime si dhe dolën triumfues.
Në këtë ditë gëzimi, urojmë për mirëqenie në vend, paqe dhe për ditë më të mira.
Gëzuar festën!