Allahu nderon familjen Mula nga Gjakova me një hafiz të Kuranit
Më datë 14.03.2014, Teufik Muhamed Mula, nga Gjakova përfundoi hifzin, memorizimin e Kuranit Fisnik.
Teufik Mula lindi në Gjakovë më 27.04.1998. Shkollën Fillore e kreu në Gjakovë, në Sh.F. “Mazllom Këpuska”, ndërsa mësimet është duke i vazhduar në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.
Mësimet e hifzit të Kur’anit i filloi në vitin 2011, në Institutin e Hifzit – Medreseja e Madhe në Gjakovë, pranë muhafizit Jashar Ibrahimi.
Memorizimin e Kur’anit Fisnik e përfundoj brenda tri viteve.
Lusim Allahun që Teufikut t’i jep suksese në jetë, t’ia mundësoj ruajtjen dhe forcimin e Kur’anit si dhe ta udhëzoj në rrugën e vërtetë.