Gjallërim e rini në hapsirat e Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë

Ditën e shtunë Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, filloi me dy projektet e platformës “Mozaiku Rinor”, “Eurekën” dhe “Talentium”. Këtu morën pjesë nxënësit që shprehën interesim pas prezentimit të projektit nëpër shkolla ku vlen të theksohet se kishte interesim të jashtëzakonshëm. Projekti “Eureka” përfshiu nxënësit e shkollave fillore, gjegjësisht klasave të nënta. Këtë javë u shtjellua tema “TeamBuilding” me ligjerues Liridon Ismaili, i cili përmes disa lojrave i aktivizoi të gjithë nxënësit ku përmes atyre nxënësit nxorrën mësimet e nevojshme për punën në grup. Te projekti “Talentium” u trajtua tema “Komunikimi joverbal” me ligjerues Berat Limani. Ai gjithashtu në aspekt teorik dhe praktik (përmes interaktivitetit) e shtjelloi temën në fjalë.