Në Maqedoni pritet të shtyhet afati për zgjedhjet lokale të caktuara tashmë për 24 mars të këtij viti.
Zërat për shtyrjen e zgjedhjeve vijnë nga radhët e opozitës maqedonase, të cilët theksojnë se pritet të ndodhë kompromisi për të shtyer afatin e zgjedhjeve lokale.
“Sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë zgjedhje lokale sipas dëshirës së pushtetit aktual. Pritet të ndodhë kompromisi dhe të caktohet një datë tjetër gjatë tremujorshit të ardhshëm gjatë këtij viti. Ne gjithashtu nuk heqim dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, theksoi një zyrtar dhe deputet i opozitës maqedonase për agjencinë e lajmeve INA.
Nga opozita maqedonase theksojnë se nuk ka as kohë për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe se tashmë është afruar data për fushatën parazgjedhore, ndërsa opozita në këtë drejtim nuk ka bërë asnjë përgatitje.
Kompromisi midis pozitës dhe opozitës maqedonase pritet të ndodhë me ndërmjetësimin e evrokomisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, i cili më 19 shkurt ka paralajmëruar vizitën në Shkup. Fyle do të kërkojë kompromisin dhe nxitjen e dialogut politik për caktimin e datës për zgjedhjet dhe parapërgatitjet e nevojshme. (INA)
EDITOR
12 years ago
previous article
“Asnjëherë mos u anko, asnjëherë mos u shpjego!”
next article
5 rreziqe të jetës sonë online
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
4 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
4 hours ago