Kanë kaluar shume pak javë që kur LibreOffice 4 debutoi për herë të parë, ndërkohë që të enjten “Fondacioni Dokument” lançoi zyrarisht versionin e fundit edhe pa pagesë të LibreOffice 4.0.
“Fondacioni Dokument” shpalli LibreOffice 4.0, paketën pa pagesë që komuniteti ëndërron që prej 2001”, thuhet në lajm.
“LibreOffice 4.0 është prodhimi i parë që reflekton objektivat e vendosura nga komuniteti në kohën e shpalljes në Shtator të 2010: një kod bazë i qartë dhe i shkurtër, një grup karakteristikash të përmirësuara, një ndërveprim më të mirë, dhe një ekosistem të shumëllojshëm gjithëpërfshirës.” Ja gjashtë arsye shumë të mira për ta shkarkuar këtë softuer të ri të përditësuar.
1. Përfitime të mëdha në ndërveprim
Ndërveprimi me formate dhe softuere të tjera është një lehtësi për çdo përdorues, por veçanërisht e rëndësishme për përdoruesit e kompanive. “Për bizneset, unë mendoj se tipar kryesor i këtij versioni të ri do të jetë përmirësimi i ndërveprimit,” tha Meeks. “Ne kemi bërë një punë të madhe që ndihmoi me të vërtet ne përmirësimin e cilësisë së ndërveprimit në paketë por rriti dhe besimin tonë në të.”
LibreOffice 4.0 jo vetëm që ofron ndërveprim më të mirë me dokumentat .Docx dhe libreoffice3dokumentat .rtf, përfshirë mundësinë e importimit të shënimeve dhe bashkëngjitjen e komenteve në tekste, por ajo gjithashtu përmban integrimin me sistemet e menaxhimit të dokumenteve dhe përmbajtes ku përfshihen Alfresco, IBM FileNet P8, Microsoft SharePoint 2010, Nuxeo, OpenText, dhe SAP NetWeaver Cloud Service.
Kjo realizohet përmes mbështetjes së protokollit Content Management Interoperability Services (CMIS) . Gjithashtu të përfshirë janë filtrat e skedarëve me format Visio dhe mbështjetja nga Microsoft Publisher.
2. Aplikacioni Remote Control për Android
Një tjetër tipar i ri në LibreOffice 4.0 është prezantimi për herë të parë i aplikacionit “Remote Control” (kontroll nga distanca) për Android, i cili i lejon përdoruesit të kontrollojnë prezantimet nga telefoni i tyre Android.
android “Është shume i mirë për të bërë demonstrime në faqet e konsumatorëve”, shpjegoi Meeks. “Me të vërtet ndihmon të jesh në gjendje që vetëm nëpërmjet klonimit të ekranit të shohësh në telefonin e klientëve të gjitha pamjet ose shënimet.”
Edhe pse ky tipar është aktualisht në dispozicion vetëm për përdoruesit e Linux, gjatë prezantimit të dytë –që vjen së shpejti-do të jete i mundur gjithashtu në Windows dhe MacOS X, thotë Fondacioni i Dokumentit.
3. Një ndërfaqe përdoruesi më e këndshme.
LibreOffice 4,0 ofron mbështetje për temat e Firefox, që ishte një kërkesë nga një klient biznesi, por ka edhe përmirësime të tjera të ndërfaqeve, duke përfshirë integrimin me Unity desktop të Ubuntu. Një arsye tjetër përse quhet 4.0 është paraqitja e re e ndërfaqes”, tha Meeks.” Tani ne përdorim Glade për të dizenjuar ndërfaqen e përdoruesit në një mënyrë që dizenjuesit mund ta përdorin. Gjithashtu aksesi i përmiresuar edhe dialoget e konsiderueshëm janë pjesë e rezultatit”, shtoi ai.
4. Shpejtësi, edhe më shumë shpejtësi
Kjo paketë gjithashtu sjell përmirësime të ndjeshme të perfomancës kur ngarkojmë apo ruajmë lloje të ndryshme dokumentesh, me përmiresime të dukshme për skedarët .xlsx dhe .rtf
5. Microsoft Office 2013
Ndryshe nga Windows 8, paketat Office 2013 dhe 365 i lënë përdoruesit me nje vendim të vështirë për t’u marrë. Jo çdo njeri është i bindur që përditesimi i kryer ka vlerë, veçanërisht me gjithë mundësitë që ekzistojnë rrotull. Ata që e përdorin LibreOffice çdo ditë, do të thoshin se i ka të gjitha opsionet e duhura, është i plotë dhe më i mirë se alternativat e tjera.
6. Kod i hapur pa pagesë
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, kjo paketë është pa pagesë dhe kod i hapur. Disa avantazhe janë: siguri me e lartë, mundësi personalizimi dhe ndërveprim. LibreOffice 4.0 is është gati për t’u shkarkuar nga faqja e projektit.
Categories