Gjenerali në pension i ushtrisë izraelite Ravin Pirkko tha “Al Sisi do të vazhdojë vrasjet, sepse kjo është zgjidhja e vetme që të ketë sukses në përballje me Vëllazërinë Muslimane”

 
Gjenerali në pension i ushtrisë izraelite Ravin Pirko përplas perëndimin për kritika ndaj ushtrisë egjiptiane pas grusht shtetit të 3 korrikut që ishte udhëhequr nga Abdel Fatah al-Sisi, i cili dha dritën e gjelbër për vrajse masive të mijëra protestuesve.
Në artikullin e tij të fundit në gazetën “Izraeli Sot”, Pirko tha se Al-Sisi realizoj ëndrrën më të rëndësishme për Perëndimin, duke bërë eliminimin e Vëllazërisë Muslimane dhe zhvillimin e luftës kundër xhihadistëve në Sinai.
Pirko kërkoi që perëndimi “seriozisht të investoj për sundim të Al-Sisit”, në mënyrë që me shpejtësi t’i jepet fund “shout demokratik në botën arabe.”
“Al-Sisi do të vazhdojë vrasjet, sepse kjo është zgjedhje e vetme që të ketë sukses në përballje me Vëllazërinë Muslimane,” shtoi ai./mesazhi/