Categories
Lajme

Gjenocid ndaj muslimanëve në Afrikën Qendrore

Unioni i Dijetarëve Afrikan i bën thirrje komunitetit botëror të ndaloj dhunën ndaj muslimanëve.
Një organizatë muslimane ka dënuar fuqishëm gjenocidin e muslimanëve në Republikën e Afrikës Qendrore. Ata i bënë thirrje komunitetit botëror të dërgoj trupa neutrale për të ndaluar menjëherë gjenocidin.
“Kriza në vend është kthyer në gjenocid ndaj qytetarëve muslimanë, ndërsa  komuniteti botëror ka qendruar i heshtur. Kjo na përkujton gjenocidin e Tutsi në Republikën e Ruandës e cila paraqet turp për njerëzimin,” ka thënë Unioni i Dijetarëve Afrikan në deklaratën e lëshuar të shtunën, më 15 shkurt.
“Metodat e tmerrshme duke përfshirë masakrimin dhe djegien e viktimave të gjalla para kamerave, paraqet nevojën emergjente të reagimit për të kapur kriminelët dhe sjelljen e tyre para drejtësisë,” thuhet në komunikatë.
Gjatë javëve të fundit, mijëra civil muslimanë të tmerruar ikën për të shpëtur jetën e tyre nga vrasjet, vjedhjet dhe ngacmimet nga militantët e armatosur krishterë.
Amnesty International lëshoi ​​një raport javën e kaluar, duke paralajmëruar se të krishterët e Afrikës Qendrore ishin duke bërë  “spastrimin etnik të muslimanëve”.
Organizata për të drejtat e njeriut ka akuzuar forcat paqeruajtëse franceze për dështimin e mbrojtjes së minoritetit të kërcënuar musliman.
Pas gjenocidit të tmerrshëm ndaj muslimanëve, Unioni i Dijetarëve të Afrikës ka akuzuar trupat franceze se po mbanjë anën e krishterëve.
Dijetarët kanë fajësuar edhe Bashkimin Afrikan për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, duke rritur frikën e përsëritjes së skenarit të tragjedisë në Ruandë./mesazhi/

Exit mobile version