Bëhet fjalë për Xhemile Jusuf, kandidatja e parë myslimane me prejardhje turke që garon për krisitiandemokratët e CDU-së në Budestagun gjerman
Krishterimi dhe islami shkojnë me të vërtetë mirë së bashku, mendon  Xhemile Jusuf.
„Nuk shoh dallime të mëdha. Në fakt, kanë më shumë ngjashmëri se dallime. Për të krishterët e devotshëm është e rëndësishme që fëmijët e tyre të kenë një edukim fetar në shkolla, kjo është e rëndësishme edhe për myslimanët“, tha Xhemile Jusuf me prejardhje turke. Xhemilja ka lindur në Gjermani nga prindërit turq. Si fëmijë e punëtorëve emigrantësh, ajo e kishte vështirë të shkonte në shkollë për shkak të diskriminimit.
Por Xhemilja ka luftuar vazhdimisht duke e kryer shkollën fillore, të mesmen dhe studimet në Gjermani. 35-vjeçarja tashmë dëshiron të luftojë politikisht.
“Unë do të jem në parlament për popullin për t’i çuar shqetësimet dhe brengat e tyre atje. Në fokus do ta kem arsimin. Unë mendoj se fëmijët dhe të rinjtë në Gjermani që nuk vijnë nga  familjet joakademike e kanë vështirë arsimimin e tyre”, tha Xhemile Jusuf për revistën javore televizive në DW.
CDU ka gjetur kandidaten e duhur në Hagen, ngase një në dy fëmijë në këtë vend është me orgjinë emigracioni. CDU dëshiron të fitojë vota me turken e re myslimane, të cilën e ka transferuar në Hagen.
Por, Xhemilja mohon se është kandiduar vetëm për të mbledhur votat e të huajve, ngase në parti ka edhe të tjerë me origjinë të huaj.
Shanset janë të mira që Xhemile Jusufi të jetë turkja e parë deputete në radhët e demokristianëve konservatorë. CDU po e nxit shumë Xhemilen që të bëhet deputete, edhe pse ajo ka vetëm 4 vjet që merret me politikë../albinfo/