Categories
Lajme

Gjermania hap banken e pare islame

Gjermania ka hapur zyrtarisht bankën e parë islame në Frankfurt, duke i ofruar popullsisë myslimane të vendit shanse më të mira për investime hallall.
“Ne jemi krenarë për këtë licencë, tha Hamad Al-Marzouq, Kryetar i Bordi te Shtëpisë së Financave te Kuvajtit (KFH).
“Realizimi bankar në përputhje me sheriatin islam është shumë i rëndësishem jo vetëm për palën gjermane, e cila kërkon të rritë pozicionin financiar të Gjermanisë, por për miliona klientë të cilët dëshirojnë të përdorin shërbimet bankare të ofruara nga banka islame në tri qytete ne Gjermani,” shtoi ai.
Ugurlu Soylu, menaxher i përgjithshëm në KT Bank, tha se banka e re pritet të nxisë ekonominë reale.
“Me e rendesishmja eshte se klientët tanë nuk jane te detyruar për të paguar interesin”, tha Souly.
Ai shtoi se sistemi bankar islam ka një avantazh duke lejuar më pak rreziqe të cilat janë shpërndarë në mënyrë të barabartë, dhe kështu shmanget kolapsi i sistemit.
Kuveyt Turk, banka më e madhe islame në Turqi e cila eshte 62 për qind në pronësi të Kuvajtit, ka ngritur një degë të shërbimeve financiare në Mannheim në vitin 2010 dhe ka aplikuar për licencë bankare të plotë në vitin 2012.
Islami ndalon muslimanët nga kamata, marrja ose pagesa e interesit për kreditë.
Bankat islame dhe institucionet e financave nuk mund të marrin apo sigurojnë fonde për ndonjë gjë që përfshin alkool, kumar, pornografi, duhan, armë apo mish derri. /mesazhi/

Exit mobile version