Categories
Lajme FRI

Gjimnazistët dibranë, shembull i humanizmit

Me moton “Për një jetë më të mirë”, një grup nxënësish nga gjimnazi Dibër të përkrahur nga prof. Arbër Ambari, e përfunduan me sukses aksionin e tyre humanitar që kishte për qëllim sigurimin e ndihmave për familjet në nevojë.
Aktiviteti i cili mbështetej në baza vullnetare zgjati dy javë. Brenda kësaj periudhe nxënësit arritën të grumbullojnë ndihma të konsiderueshme materiale të cilat më pas i shpërndanë deri tek familjet me gjendje të rëndë sociale.
Prof. Arbër Ambari falënderojë të gjithë ata që kontribuuan në mënyra të ndryshme në këtë aktivitet humanitar. Ai shprehi mirënjohje edhe për nxënësit që treguan një vullnet të madh  bënë të mundur që kjo iniciativë të realizohet me sukses.
“Duke parë pozitën e mjerueshme si dhe kushtet dhe përpjekjet për mbijetesë në të cilën gjenden një pjesë e konsiderueshme e popullatës, në bashkëpunim me një grup multietnik, vendosëm që të ndërmarrim hapat e para për të realizuar këtë akt vullnetar që fillimisht nisi me përmasa të vogla, por që gradualisht arriti të përmbushte nevojat elementare për afro 50 familje të varfra si dhe të prekura nga sëmundjet e rënda. Dibra me këtë aktivitet tregoi se vlerat njerëzore janë mbi ato të zakonshmet, të cilave ne shpesh edhe ia kushtojmë shumicën e kohës. Një aktivitet i sinqertë dhe me pak punë, arrin fryte të mëdha”, shprehet Ambari për portalin Almakos.
Një nga gjimnazistët që morri pjesë në këtë aktivitet, Blina Bellçishta, shprehet kjo iniciativë ata i përballi edhe me një realitet tjetër gjë që i vetëdijësoi se sa të rëndësishme janë aktivitete të tilla. “Kur pamë se në ç’farë gjendje jetonin ata, kuptuam se kemi bërë një vepër mjaft humane dhe shpresojmë që ndihma jonë të reflektojë gëzim në familjet e tyre”, thotë Blina.
Ndërsa, Leonard Abazovski dhe Meriton Dovolani, që të dy gjimnazistë, thanë se fillimisht ishin skeptik dhe kishin droje se nuk do të mund ta përfundonin me sukses këtë nismë humanitare, mirëpo mobilizimi i të gjithë nxënësve si dhe vullneti i hekurt që t’i ndihmojnë familjet skamnore, ata ndjehen krenar që më ne fund ia dolën mbanë dhe zotohen se në të ardhmen do të ndërmarrin edhe aksione të tjera me karakter humanitar.
Çdo i treti qytetar i Maqedonisë, apo 30.4 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës, jeton në varfëri. Këto të dhëna janë publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, në vitin 2012.
Pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, qeveria e Maqedonisë vazhdon me investime joproduktive, siç është rasti me ngritjen e përmendoreve të shumta në projektin monotetnik “Shkupi 2014”, për të cilin janë harxhuar qindra miliona euro./Almakos
Foto: Almakos


Exit mobile version