Ju ftojmë të njiheni me një nga historitë më të suksesshme të Sare Davutoglu e cila që në moshën dhjetë vjeëare humb nënën e saj gjatë lindjes dhe aty ajo jep besën që do të bëhet gjinekologia më e suksesshme në vend.
Bashkëshortja e kryeministrit aktual të Turqisë, Ahmet Davutoglu, zonja Sare Davutoglu është një emër shume pak i njohur për publikun, por me mijëra janë ata që jetën, shëndetin, e fëmijët ia besojnë duarve të mjekes më të mirë. Sare Davutoglu gati se 27 vite njihet si eksperte e gjinekologjisë dhe akoma vazhdon ta ushtrojë profesionin e saj. Përzgjedhja e këtij profesioni përmban në vete një histori të dhimbshme.
Ajo ishte në moshën dhjetë vjeçare dhe shkonte në klasë të katërt. Atë ditë kur priste me gëzim të madh lindjen e një motre, tronditet kur kupton se i vdes nëna gjatë lindjes. Fillimi ishte premtimi që ia bëri vetes, e pastaj angazhimi në tejkalimin e të gjitha pengesave dhe vështirësive në fushën në të cilën sot njihet si eksperte e fuqishme.
Pas përzgjedhjes se Ahmet Davutoglut si kryeministri i 26-të i Republikës së Turqisë, ajo që tërhoqi vëmendje ishte portreti i gruas që mbante në krah ai. Kush është Sare Davutoglu? Cila është biografia e saj?
Ata të dy i bashkon i njejti fat: Sare Davutoglu është me prejardhje nga Konja prej atje nga vjen dhe Kryeministri Davutoglu i mbetur që në moshën katër vjeçare bonjak pa të ëmën. Takohen në universitet. Prej aty edhe lind dashuria mes tyre e cila nuk vonon për t’u kurorëzuar me martesë, martesë nga e cila lindin katër fëmijë (tri vajza dhe një djalë): Sefure Davutoglu, Mejmune, Haxher, Bike dhe Mehmet Davutoglu.
Në vitin 1980, pas përfundimit të shkollës së mesme si nxënësja më e dalluar e ”Eskisehir Anadolu Lisesi”, regjistron studimet e gjinekologjisë në ‘Universitetin e Stambollit, Fakulteti i Mjeksisë. Gjatë kryerejes së studimeve master, takohet me Ahmet Davutoglun dhe në vitin 1984 vëndojnë kurorën. Në vitin e fundit të studimeve master, ajo studionte dhe kujdesej njëkohesisht edhe për vajzën, Sefuren, që nuk kishte as një muaj nga lindja e saj. Në vitin 1987 detyrohet të niset me detyrë për në Karsa. Gjatë periudhës së veprimtarisë së saj në Stamboll, lind edhe vajza e dytë e çiftit, të cilën e emërtojnë Mejmune, emri i nënës së Kryeministrit Davutoglu.
Në muajin qershor të vitit 1990, Kryeministrit Davutoglu i bëhet thirrje pune nga një universitet në Malejzi dhe duke e pranuar të njejtën që të dy japin dorëheqje nga detyra në vend dhe familjarisht nisen për katër vite në Malejzi aty ku edhe Sare Davutoglu mer detyrë në një klinike.
Sare Davutoglu njihet me principe dhe kritere të prera pune. Kundërshton fuqishëm abortin tek femrat, përderisa nuk ka rrezik jete. Ndjek dhe është bartëse e konferencave dhe seminareve të shumta në të cilat flet dhe mban qëndrim kundër kësaj dukurie. Numri i të interesuarave për ndjekje të mësimeve të saj arrin me mijëra gra. Nga ana tjetër, nuk preferon lindjen sezarijane, por gjithmonë pëlqen që ajo të bëhet në mënyrë normale. Në momentin që njoftoj kandidaten për t’u bërë nënë i them këto fjalë: ”Allahu të mundësoftë me një lindje normale të marrësh në prehër evladin tënd”, shprehet ajo.
Mjekja Davutoglu me pregaditje paraprake njofton masat e duhura qe duhen te mirren per te parandaluar sindromin down tek femijet. Ne vitin 2006 ne nje reportazhe te dhene per revisten ”Gerçek Hayat” mes tjerash duhet te kete thene: Kemi pasur rastin qe nena te vij per abort te femijes pas parashikimeve se ai mund te lind me sindromin down por vetm pasi qe kemi bere insistim per lindje normale jemi ballafaquar me te kunderten kane lindur femije mjaft te shendoshe pa simptome semundjeje.
Mjekja Davutoglu pasi qe kthehet nga Malezija ne vitin 1995 fillon me specializim dhe ne vitin 1999 se bashku me lindjen e tre femijeve e perfundon specializimin. Me vone ajo hap edhe ordinancen e saj private. Aty ku ajo realizon edhe lindjen e vajzes se Presidntit Erdogan Esra Albayrak-ut. Ku mos te harrojme te cekim se Sare Erdogan njihet si shoqja me e ngushte e motres se Presidentit Erdogan – Zonjes Vesile İlden. Sado qe punet politike me te shoqin e preukupojne dhe i marrin shume nga koha ajo perseri shihet e angazhuar duke sherbyer ne Ordinancen private ne Bahcelievler.
Zonja Mjeke flet per ditet me te veshtira te jetes se saj: İshte viti 1988 kur Ahmeti niset per ne Egjipt dhe Jordan te mbroj tezen e doktoratures. Nuk kishte as 3.5 muaj nga lindja e vajzes se dyte dhe ato momente largimi me lot i ndan keshtu: İshin dite te veshtira per ne ende ne fillim te rruges se gjate dy vajzat ndjenin nevojen e babes se tyre. Vajza e madhe me pyeste çdo mbremje nga dy ore: ” Nene ku eshte baba.perse shkoi?” Ate kohe nuk kishte as telefon e internet kushtet ishin te veshtira flisnim nje here ne pesembedhjete dite. Vajza jone Sefure cdo aeroplan qe shihte ”Babai im po vjen” thoshte.
E pyetur se cfare pelqen me shume te burri i saj ajo refehet keshtu: Kalojme caste te bukura kur udhetojme bashke.Ahmeti vozit automjetin dhe me kenge e hare dalim ne shetitje. Ne shtepi i pelqen te rregullon librat nga e cila merr nje kenaqesi te vecante aq mire mban mend vendin e tyre saqe pas sa viteve e veren ndryshimin e vendit dhe na thote: Paskeni ndryshuar vendin e femijeve te mij. Si dhe gatuan vetem veze me djath ama ate e ben me se miri -shprehet ajo.
”Zonja Sare eshte ministre e shtepise sime ajo kujdeset per mua dhe familjen time” Ahmet Davutoglu
Qe nga emerimi i bashkeshortit te saj per Minister te Puneve te Jashtme ne vitin 2009 se bashku me te eshte pjesmarese ne vizita te jashtme mbledhje e konferenca boterore. Emri i mjekes figuron neper shume organizata joqeveritare,seminare shendetesore e politike si bartese e projeketeve te karaktereve progresive. Asaj me i eshte bere vendi ne platforma shkencore si drejtuese e frymave te reja ne Turqi.
Përktheu nga turqishtja: Emine Haxhiu
Burimi: Yeni Şafak