VMRO-DPMNE asgjë nuk i le rastësisë. Si në zgjedhjet e kaluara, ashtu edhe për këto zgjedhje ka përgatitur skenar se si duhet të rrjedhë dita zgjedhore, kush kë dërgon në votim dhe kush dhe në çfarë kohe saktë tregon çka ndodhë me votuesit.
Këtë për portalin A1on e dëshmon një anëtar i VMRO-DPMNE-së i cili ka dashur të mbetet anonim. Sipas prezantimit të skenarit për ditën zgjedhore, ky anëtar i VMRO-DPMNE-së tregon se po punohet me kontroll të rreptë në parti.
“I njëjti skenar po përgatitët edhe tani. Kjo është mënyra në të cilën fiton VMRO-DPMNE”, thotë anëtari partiak që nuk pajtohet me politikat e këtilla të partisë. Sipas planit, në ditën zgjedhore prej orës 7.30 deri 9.30 anëtarë të VMRO-DPMNE-së shkojnë në votim bashkë me personin përgjegjës. Nga ora 9 fillon operacioni tjetër, përkatësisht Call -qendra e cila kontakton
me të gjithë anëtarët që nuk kanë respektuar urdhrin dhe nuk kanë votuar.
Në orën 10 ekipe mobile shkojnë nëpër shtëpi dhe anëtarët i dërgojnë në votime. Nga ora 9 deri 12 secili anëtarë me doemos duhet të dërgojë në votim secilin person për të cilin ka garantuar se do të dalë në votime dhe do të votojë për VMRO-DPMNE.
Personi përgjegjës ka për obligim t’i pret para vendvotimit të gjithë që të verifikojë nëse të gjithë që kanë premtuar se do të votojnë kanë dalë të përmbushin premtimin.
Në dy orët në vazhdim përsëri kontrollohet kush ka votuar e kush jo. Nga ora 13 deri në orën 15 personi përgjegjës nga vendvotimi kontakton institucionet, kompanitë ose personat të cilët kanë dhënë votues të sigurt që të kontrollojnë nëse të gjithë kanë dalë në votime, por edhe nëse nuk kanë dalë të sjellin votuesit e sigurt në vendvotime.
Deri në orën 16 edhe një herë Call-qendra i paralajmëron të gjithë që kanë marrë përgjegjësi të sjellin vota të sigurta dhe të përmbushin premtimin. Dhe, përsëri në aksion lëshohet ekipi mobil nëpër shtëpi dhe dërgojnë njerëzit në votime…

Për më shumë foto klikoni këtu.