Categories
Lajme FRI

“Gjurmët” e Akademisë Rinore “Mendimi” në Shkup

 

Projekti “Gjurmët” i cili është parapa të realizohet në kuadër të Akademisë Rinore “Mendimi” nga Forumi Rinor Islam, filloi duke intervistuar aplikuesit e këtij projekti në Shkup.

 

Ishin një numër i konsiderueshëm të rinj dhe të reja të interesuar për ta ndjekur këtë projekt, i cili ka për qëllim prodhimin e një rinie produktive, zhvillimin dhe ngritjen e tyre sipas parimeve dhe vlerave dobiprurëse e përparimtare.

Disa nga tematikat që do të ndiqen janë: “Qytetaria”, “Etika fetare”, “Përzgjedhja e shoqërisë”, “Dukuritë negative” dhe “I riu ambicioz dhe aktiv”.

 

Pas intervistave para të pranishmëve u prezantua projekti i lartpërmendur nga anëtarja e Kryesisë Qendrore të FRI-së, Ermira Idrizi. Ndërsa fjalë rasti kishte kryetari i degës Shkup, Afrim Demiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version