Akademia rinore “Mendimi”, që ndiqet në tre nivele, ka vazhduar me ligjëratat edukative edhe këtë fundjavë. Theks të veçantë në këtë akademi ka projekti “Gjurmët” që realizohet në shumicën e degëve të FRI, përkrah niveleve tjera, “Motivi” dhe “Mesazhi”.

Në qytetin e Shkupit, para nxënësve të projektit “Gjurmët” u prezantua ligjëruesja Aisha Emini me temë “Sa je i dobishëm për shoqërinë”.

Në Tetovë, Mevlan Abazi ligjëroi rreth temës “Shoqëria e mirë”, kurse në qytetin e Kërçovës, Demir Kasami foli për temën “Hz Jusufi. Përsosja e moraleve.”

Në degën e Kumanovës u ligjërua tema “Aktivizmi rinor” nga Liridon Ismaili.

Temat e projektit “Gjurmët” janë kryesisht tema me karakter edukativ, jo duke u ndalur në një aspekt të jetës, por duke i dhënë edukimit në frymë gjithëpërfshirëse, ashtu që ‘ambasadorët e së ardhmes’ që jenë individë më të formuar.

20 mars 2022