Categories
Lajme

Gjykata greke hedh poshtë apelin për të bllokuar ndërtimin e Xhamisë në Athinë

Asambleja e përgjithshme e këshillit të shtetit në Greqi ka refuzuar një apel për të parandaluar ndërtimin e një xhamie në kryeqytet, Athinë.
Ndërtimi i xhamisë, e vetmja në Athinë, pritet të fillojë së shpejti pasi plani është miratuar tetë muaj më parë. Xhamia pritet të jetë gati  gjashtë muaj pas fillimit të ndërtimit.
Një ndërmarrje private do të ndërtojë xhaminë në Athinë, e cila do të kushtojë 1.292.000 $ (dollar). Xhamia do të ndërtohet në tokën që i përket Marinës Greke në Votanikos, pranë qendër së Athinës.
Ndërsa planet për të filluar ndërtimin e xhamisë jani gati, ekstremi i djathtë grekë, i politikanëve të Agimit të Artë kanë filluar fushatën  kundër muslimanëve dhe imigracionit.
Athina ishte dikur vendi i shumë xhamive gjatë periudhës osmane, por shumë prej këtyre xhamive kanë qenë të mbyllura ose të përdoren për qëllime të tjera, pasi Greqia u bë shtet i pavarur, sidomos pas shkëmbimit popullsisë në mes të krishterëve dhe myslimanëve të Turqisë e Greqisë, shumë xhami u boshatisën.
Megjithatë,  Osmanët janë përpjekur për të biseduar rreth ndërtimit të një xhamie në Athinë, por këto plane dështuan dy herë, herën e parë në vitin 1851 dhe herën e dytë në vitin 1890. Një tjetër plan i udhëhequr nga Egjipti u prish në vitin 1934.
Planet për të ndërtuar një Qendër Islamike për Olimpiadën e vitit 2000, të cilat u mbajtën në Athinë, gjithashtu dështuan. Kjo, xhamia,  edhe një herë u bë një çështje me vitin 2006, por më pas ministri i infrastrukturës, Makis Voridis ishte i gatshëm për të pranuar projektin.
Megjithatë, në muajin korrik, 2013, ofertat për ndërtimin e xhamisë  filluan më në fund, por nuk u pëlqyan nga grupet e ekstremit të djathtë, si Agimi i Artë, të cilët kanë marrë pjesë në një numër të protestave të dhunshme kundër planeve për ndërtimin e xhamisë.
Athina sot është kryeqyteti i vetëm në Evropë që nuk ka një xhami zyrtare për banorët e saj muslimanë.
 
 Burimi: World Bulletin
 Përktheu nga anglishtja:
 Mexhid Yvejsi, Gjakovë
==============================

Exit mobile version