Categories
Opinione

Gjykimet rreth urimit për festat, kush ka të drejtë!

Diskutimet dhe debatet sot në rrjetet sociale janë gjithnjë e më shumë të një niveli shumë të ulët njëherit shterp, madje as debat nuk mund ti thuhet. Kjo vjen si rezultat i asaj se sot nuk diskutohet për të përfituar por për të triumfuar një ide ose mendim ndaj idesë dhe mendimit tjetër.
Sot sheh me mijëra ide të plasuara në rrjetët sociale gjegjësisht në Fejsbuk, të cilat në vete nuk ngërthejnë as edhe më të voglin argument. Po të njejtat kundërshtohen nga palë të ndryshme me ose pa argumente, mirëpo shpesh ndodhë që nxjerret nga konteksti ideja ose mendimi i personit që e lanson atë. Ditëve të fundit shohim persona të cilët kanë qëndrime dhe mendime të ndryshme mbi atë se a duhet apo nuk duhet uruar festat e fund vitit. Edhe pse neve si besimtarë musliman nuk na takon që gjithsecili të japim qëndrime dhe vlerësime për një temë të caktuar, por duhet referuar dijetarëve dhe hoxhallarëve, të cilët gjithsesi se kane burime të ndryshme, tek të cilët kthehen dhe u referohen atyre për të marrë një qëndrim ose për të dhënë një vlerësim ndryshe që njihet si fetva.
Edhe përkundër këtij fakti ne shohim se edhe dijetarët ndahen në disa mendime. Disa prej tyre në krye me Dr. Jusuf el Kardavin lejojnë urimin e këtyre festave, mirëpo jo edhe kremtimin dhe festimin e tyre. Përkundër këtyre ka dijetarë të cilët nuk lejojnë asnjerën prej këtyre dhe që të dy grupet kanë burime të njëjta. Atëherë lind pyetja: kush e ka me të drejtë dhe kujt t’i besohet, kush nga këta të ndjeket?
Që mos të stergjatem t’i kthejmë gjërat në retrospektivë dhe të marrim një shembull nga historia islame. Mirëpo, meqë qëllimi jonë nuk është të shpjegojme historitë dhe ndodhitë por të nxjerrim mësim prej tyrë, do të kalojmë në esencën e saj. Një grup prej besimtarëve Pejgamberi [alejhi selam] i kishte nisur në një vend për ekspeditë dhe i kishte urdhëruar që mos të falen deri sa të arrijne atje. Gjatë rrugës ata i kishte zënë koha e namazit dhe grupi fillojnë dhe ndahen në mendime të ndryshme ku disa thojnë që të vazhdojmë kurse të tjerët insistonin qe njëherë të kryejnë namazin pastaj të vazhdojnë. Kështu njëri grup vazhdoi kurse tjetri ndaloi për tu falur… Kur u kthyen te Pejgamberi [alejhi selam] i treguan rastin gjërë e gjatë kurse Pejgamberi [alejhi selam] vetëm heshti dhe kështu i aprovoi që të dy mendimet dhe veprimet. Pra, shihet qartë se në islam mund të kemi mendime dhe veprime krejtësisht të kundërta por jo domosdoshmërisht edhe të gabuara. Pra mund të kemi dy pergjigje të ndryshme dhe që të dyja të jenë të sakta. E njëjta ndodh edhe sot meqë nuk kemi dicka të prerë mbi atë se a duhet apo nuk duhet uruar dhe meqe kemi dijetarë të mendimeve të ndryshëm mbi këtë çështje, atëherë neve na ngelet që të veprojmë atë që ne mendojmë se është më e drejtë dhe më e mirë. Do ta përfundoja këtë çështje me një thënie të Imam Ebu Hamid el Gazalit i cili thotë: Kur ndjen se përgjigja vendos qetësi në zemrën tënde atëherë dije se kjo është rruga yte, por mos i gjyko të tjerët.
Elhamdulilah që jemi musliman dhe mund të kemi divergjenca në mendime dhe ide edhe atë pa gjykuar se mendimi i tjetrit mund të jetë i gabuar ose jo i drejte.

Exit mobile version