Në shumë shkolla të mesme publike dhe private po realizohen manifestime me rastin e përfundimit të vitit të katërt dhe njëkohësisht të fundit të studimeve.  Edhe shkolla e mesme ndërkombëtare “Maarif” – Tetovë realizoi ceremonin e hejdhjes së kapelave për maturantët e këtij viti.

Pjesë e programit ishte edhe përzgjedhja dhe shpallja e nxënësit/es më të mirë të gjeneratës dhe për këtë vit u dekorua nxënësja Gjylsime Kasami, e cila njëherit është edhe anëtare e kryesisë së Forumit Rinor Islam – Dega Kërçovë dhe përgjegjëse e projektit të Mozaikut Rinor për qytetin e Kërçovës.

Gjylsimes i urojm suksese të mëtutjeshme dhe arritje edhe më të mëdha në fushën e dijes, ndërsa familjes saj dhe të gjithë kolegiumit të profesorëve u shprehim urata dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në këtë drejtim.

Forumi Rinor Islam ka qenë dhe do të ngelet vatër e dijes dhe vend ku çdo i ri dhe e re, nxënës e nxënëse, student e studente do të gjejnë frymëzimin dhe mbështetjen në rrugëtimin e nxënies së diturisë.

6 Qershor 2023