Gjyqtari që udhëheq çështjen e presidentit egjiptian Muhamed Mursi ka njoftuar se do ta shtyjë seancën gjyqësore pas demonstratave që u zhvilluan jashtë gjykatës, në ditën e parë të gjyqit të tij. Data e gjykimit të tij u shtye për 8 Janar.
Mursi pritej të gjykohej në Akademinë e Policisë në Kajro, dhe burimet thonë se ai mbante veshur kostum, dhe ka refuzuar të veshë uniformë burgu. Seanca e parë e gjyqit u planifikua në orën 10:30 të mëngjesit me orën lokale, sipas televizionit shtetëror. Ai përballet me akuza për gjoja se “nxitje dhune”.
Mursi nuk e njeh ligjshmërinë e gjykimit, ndërsa anëtarët e familjes së tij thonë se nuk do të marrin pjesë në seancën e së hënës për të njëjtën arsye.

FOTO: Pamjet e para të Mursit

Televizioni shtetëror egjiptian ka transmetuar pamjet e Presidentit Muhamed Mursi duke dalur nga një gjykatë e Kajros, ku ai ishte në gjyq me akuza për nxitje të dhunës.
Kjo ishte paraqitja e parë publike e Mursisë pasi ai u arrestua nga ushtria më 3 korrik pas protestave masive kundër sundimit të tij.
Videoja e paraqiti Mursin e veshur në një kostum të errët, i cili dilte nga një furgon i bardhë dhe i rrethuar nga forcat e sigurisë. Nuk ka zë që shoqëron pamjet. Gjyqi i tij është shtyrë për 8 janar. /mesazhi/


/mesazhi/

Mursi: Nuk e njoh gjyqin, unë jam President

Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi, në paraqitjen e parë para trupit gjykues ka befasuar të gjithë me qëndrimin e tij të prerë. “Nuk ju njoh, unë jam President dhe juve ju fajësoj për puç”, ka thënë Mursi.
Pas kësaj vazhdimi i procesit është caktuar për më 8 janar të vitit 2014. /SHENJA/