Duhej të ishte një spektakël dhe ashtu ndodhi. Italia dhe Brazili dhuruan gjithçka në ndeshjen për kreun e grupit A në Kupën e Konfederatave, takim që përfundoi në shifrat 2-4.
Vendasit e nisën vrullshëm lojën pasi që në minutën e parë patën dy raste të pastra për të shënuar gol. Gjithsesi ai që hapi serinë e golave për “Seleçao” ishte Dante në minutën e 45, duke e çuar në avantazh 1-0 ekipin në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë panorama nuk ndryshon por shtohen numrat e golave. Të kaltërit çojnë gjithçka në baraspeshë me anë të të Giaccherini në min. 51” Megjithatë buzëqeshja skuadrës së Prandellit i “ngrin” shpejtë pasi 4 minuta më vonë talenti Neymar kalon pësëri brazilianët në avantazh dhe me Fred që në minutën e 66 thellon në 1-3 rezultatin.
Chiellini mban gjallë shpresat e Italisë kur në min. 70’ çon në 2-3 shifrat, por më kot pasi është përsëri Fred ai që mendon të vulosë takimin në 2-4. Brazili merr kreun e grupit dhe shmang Spanjën në gjysmëfinale.
Në ndeshjen tjetër të grupit A, Japonia u mposht 1-2 nga Meksika, golat; Okazaki 86’/ Hernandez 54’, 66
Categories