Në rundin final të evenimentit Arnold Palmer Invitational 2013, i sponsorizuar nga MasterCard, golfisti Sergio Garcia u vu në siklet, kur topi përfundoi në pemë, afër vrimës ku duhet të përfundojë topi i golfit.
Ai hipi në pemë dhe me mjaft vështirësi ia doli ta largonte topin, duke e afruar me vrimën. Një rast i tillë nuk ishte parë në të kaluarën e këtij sporti. /Fish Media/