Mesfushori i ri i Bastias, tunisiani Wahbi Khazri, ka shënuar një supergol në ndeshjen mes PSG-së dhe Bastias, e zhvilluar në “Parc de Princes” që në fund u fitua nga vendasit e PSG.
Në minutën e 83, u akordua një faull në favor të mysafirëve, ku mesfushori Khazri, gjuajti direkt në portë nga 40 metra, dhe la të shtangur portierin Sirigu, pasi topi përfundoi në rrjetë.
Ky është ndër golat më të bukur të shënuar në Ligue 1.