Motori i kërkimit në internet “Google” ka zbuluar një projekt interesant, nisjen e balonave fluturuese në ajër për të shpërndarë internet në pjesë të ndryshme të botës.
Rreth 30 balona në Zelandën Re do të nisen në mbarë botën, me një intenerar të kontrolluar.
Synimi është të ofrohet akses dhe internet i shpejtë 3G për njerëzit që jetojnë në zonat e largëta.
Nismëtarët e kësaj ideje janë shpresëplotë se në të ardhmen ndoshta me këto balona mund të ndihmohen vendet që janë goditur nga fatkeqësitë, dhe kanë probleme me komunikimin në ueb.
Firma thotë se koncepti mund të ofrojnë një mënyrë për të lidhur dy të tretat e popullsisë së botës që nuk kanë një lidhje të mirë në rrjet.
/Start/
Categories