Categories
Lajme FRI

Google feston 888 vjetorin e lindjes të Ibnu Rushd (Averroes)

Google ka festuar 888 vjetorin e lindjes së filozofit, mjekut dhe shkencëtarit të madh nga Andaluzia, Ibnu Rushd, i cili në perëndim njihet me emrin latin, Averroes.
Logoja e Google ishte pajisur me një foto të Ibnu Rushdit, i cili mban në dorë një libër, si dhe një imazh tjetër të tij në bust.
Ibnu Rushd ka lindur në Kordoba, me 14 Prill 1126. Ai ka qenë filozof, mjek, jurist, kadi, fizikan etj… Lindi në një familje të fisme dhe të njohur nga mbarë Andaluzinë e asaj kohe. Ai i përkiste shkollës së imam Malikut, kishte mësuar përmendësh “Al muatta” të imam Malikut, divanin e poetit Elmutenebi…
Ibnu Rushdi kosinderohet si një nga kolosët e filozofisë islame, u vu në mbrojtje të filozofisë, ashtu siç ka korrigjuar disa koncepte të filozofëve të tjerë si Ibnu Sina dhe Farabi, të cilët ishin ndikuar nga Aristoteli dhe Platoni.
Ai shërbeu si mjeku personal i kalifit almohad për disa kohë, pastaj u emërua kadi i Kordobës.
Nga fundi i jetës së tij, Ibnu Rushdi u vendos në Marakesh, në Marok, ku dhe vdiq në vitin 1198. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version