Google ka konsoliduar hapësirën mes Gmail, Drive dhe Google+ duke ofruar gjithsej 15 GB në total për të treja platformat.
“Jeta bëhet më e lehtë kur produktet e Google funksionojnë së bashku, qoftë duke përfshirë një skedar nga Drive në e-mail apo duke shpërndarë një foto nga Drive në Google+. Duke qenë se kjo eksperiencë po përdoret gjithmonë e më tepër, hapësirat e ndara nuk kanë më kuptim,” shkruhej në blogun e kompanisë.
Me hapësirën e bashkuar, tashmë përdoruesit kanë mundësi të ruajnë gjithçka që duan në një vend të vetëm dhe t’i aksesojnë skedarët e tyre nga të treja platformat. Ndërsa më parë përdoruesit kishin 10 GB hapësirë të lirë në Gmail dhe 5 GB hapësirë për Google+ dhe Google Drive, tashmë ata kanë mundësi ta menaxhojnë vetë hapësirën mes të tre shërbimeve.
Po ashtu, më parë përdoruesit nuk kishin mundësi ta tejkalonin 25 GB hapësirë të lirë në Gmail. Ndërkohë që sot, ky kufizim është hequr. Google ka përrditësuar gjithashtu edhe faqen e hapësirës së disponueshme për Google Drive.
Në të keni mundësi të shihni përmes grafikëve se si po e menaxhoni ju hapësirën në dispozicion.
Përdoruesit kanë mundësi ta zgjerojnë hapësirën e tyre edhe në 100 GB apo 200 GB, përkatësisht duke paguar 4.99 $/muaj dhe 9.99 $/muaj. (PCWorld Albanian)
previous article
Mianmari (Burma) dhe ana e shëmtuar e demokracisë
next article
UEJL, hapet solemnisht Parku teknologjik
you might also like
4 days ago
5 days ago